Erdhi dimri, nisin reshjet e borës në juglindje të vendit

Editor
1 Min Read

Kanë nisur reshjet e borës mbrëmjen e kësaj të enjteje në juglindje të vendit, ku ka pasur prezencë dhe në aksin nacional Korcë-Pogradec apo në Qafë Thanë.about:blank

Reshjet e borës kanë qenë me intensitet mesatar dhe për shkak edhe të terrenit të lagësht prej shiut, bora nuk ka shtruar, duke mos krijuar problematika në rrugë. Reshje në formë shiu dhe dëbore ka pasur edhe në zona të tjera po pa krijuar probleme.

Gjatë orëve të natës drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë ndërkohë temperaturat e ajrit pritet të ulen gjatë mëngjesit dhe ditës së premte duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -3 deri në 4 gradë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *