Një shqiptar i dënuar me 12 vite burg është arratisur nga qendra e rehabilitimit në Napoli të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari Dorian Petoku, i cili ishte dënuar me 12 vite burg pasi ishte pjesë e grupit kriminal “Ponte Milvio”, është arratisur javën e kaluar nga qendra e rehabilitimit për të droguar.
Petoku ishte ekstraduar nga Shqipëria me kërkesë të autoriteteve italiane, pasi ishte dënuar nga gjykata, por qendroi në burg vetëm 1 vit, pasi mjekët kishin vendosur që ta dërgonin në qendër rehabilitimi sepse kishte varësi nga drogërat.