JiL.al - Jeto i Lumtur

Berisha: Rama do ta ketë fundin nga opozita

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-kryemnistri Sali Berisha ka deklaruar se, kryeministri Edi Rama do ta ketë fundin nga opozita dhe këtë gjë e ka kuptuar dhe ai vetë.

Berisha tha në emisionin me Çim Pekën, se Rama është në një proces të tmerrshëm dhe të pashpresë  pasi është marrë në pyetjen intensivisht në SHBA .

“Rama është në proces të tmerrshëm dhe të pashpresë. Ndoqët udhëtimin e fundit të tij në Neë York Rama është marrë në pyetje intensive në aeroportin John Kennedy. Rama nuk u kthye dot më asnjë foto,  0 foto. Ky është i aftë të bëjë gjithçka të mbajë karrigen. Në këtë kontekst ky njeri u mbajt në mënyrën më inferiore, nuk u çua ftesa. Rama do ta ketë fundin nga opozita. Këtë e ka kuptuar”, tha Berisha.

Scroll to Top