Plas sherri në Cërrik, bie në pranga 47-vjeçari

Editor
1 Min Read

Dy persona janë konfliktuar mesditën e kësaj të premte në Cërrik ku ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta.. Mësohet se dy shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta dhe si pasojë ka përfunduar në prangat e policisë një 47-vjeçar.about:blank

Ndërsa, të dy burrat ndodhen në spital aktualisht në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin 47 vjeç, banues në Belsh, pasi për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasin 50 vjeç, banues në fshatin Dragot, duke përdorur edhe sende të forta. Të dy këta shtetas ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *