Ish-truproja i Sajmir Tahirit, Hekuran Marku, bën rekurs në Gjykatën e Lartë për dënimin me 13 vite burg nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit. Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ku u dënua përfundimisht me 8 vite e 8 muaj burg. Marku akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, teksa kjo e fundit e kërkonte në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Shpirti”.
Marku ka qenë pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm, në vitet 2014-2016.
Emrat/ Aksident tragjik në Venecia, raportohet për 3 të vdekur, dy prej tyre janë shqiptarë (Detajet)
“Rilindja ishte hakmarrje ndaj demokracisë”/ Berisha shpërthen në akuza të forta ndaj Ramës: Zhbëri një nga një arritjet e 8 dhjetorit, vendosi diktaturë bande
‘’Do ketë dëshmitarë të tjerë për vrasjen e Liridonës’’/ Eksperti zbardh detaje të reja nga hetimi
Përgjatë kësaj periudhe, sipas SPAK, Marku akuzohet se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar, ky i fundit i njohur si Eltjon Bregu, ka trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë bashkë me kolegun e tij Agustin Deda i cili ende nuk është ekstraduar.
Ndërkohë për ish-ministrin Saimir Tahiri ne gjykaten e larte ende nuk është caktuar data për shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga SPAK, që kërkon të dënohet për trafik droge e grup kriminal dhe jo vetëm për shpërdorim detyre.