JiL.al - Jeto i Lumtur

Plagoset rëndë efektivi gjatë mbarëvajtjes në një ndeshje volejbolli

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Plagosja e policit gjatë ndeshjes së volejbollit, kërkohet ndërprerja e të gjitha aktiviteteve sportive në Greqi.

Mbrëmjen e djeshme (07 dhjetor) ndeshja e volejbollit mes Olympiakos dhe Panathinaikos  ka përfunduar në mënyrën më të rëndë të mundshme.

Nga trazirat mes tifozëve të dy skuadrave që janë rivalë të përhershëm mbeti i plagosur rëndë një polic. Ndërsa 31-vjeçari po lufton për jetën, policia po vazhdon me arrestimet, të cilat deri më tani kanë shkuar në 424, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Incidentet dhe plagosja shumë e rëndë e policit “përshkallëzuan” zhvillimet në shumë nivele. Policia ka dalë në një deklaratë ku kërkon pezullimin e të gjitha kampionateve, në të gjitha sportet.

Scroll to Top