JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e Liridonës, merren në përkujdesje nga shteti

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, vijon të jetë në sitën e hetimeve. Deri më tani për ngjarjen e rëndë janë arrestuar 4 persona, Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.about:blank

Gjithashtu dje u arrestua edhe Tomë Dodaj nga Gjakova, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës.

Sa i takon dy fëmijëve të mitur, mësohet se ata kanë udhëtuar ditën e djeshme drejt Suedisë. Mësohet se shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje, pasi të miturit janë shtetas suedezë.

Scroll to Top