Bie në pranga 27-vjeçari në Lezhë, ja për çfarë akuzohet

Editor
2 Min Read

Një 27-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Lezhës, pasi trafikoi një automjet luksoz të vjedhur në Poloni. Policia lokale thotë se ka proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë, porositësin e automjetit si dhe pronarin e një banese ku u gjet i parkuar.about:blank

Lezhë/Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, si rezultat i sigurimit të inteligjencës policore dhe kontrolleve të befasishme, për goditjen e paligjshmërive, në të gjitha format e shfaqjes. Trafikoi në Shqipëri, një automjet tip “Audi Q3”, të vjedhur në Poloni, arrestohet 27-vjeçari. Procedohen penalisht 33-vjeçari, i cili nga hetimet rezultoi se kishte porositur këtë automjet, dhe 67-vjeçari që e mbante atë, në oborrin e banesës. Sekuestrohet automjeti tip “Audi Q3”. Pas sigurimit të informacioneve nga inteligjenca policore, se disa shtetas ishin implikuar në një rast të trafikimit në Shqipëri, të një automjeti të vjedhur, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë organizuan punën në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Si rezultat, u arrestua shtetasi K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. L., 33 vjeç dhe F. Gj., 67 vjeç, të dy banues në Mirditë.

Nga hetimet dyshohet se 27-vjeçari ka trafikuar në Shqipëri, një automjet tip “Audi Q3” që rezulton i vjedhur në Poloni. Gjithashtu, dyshohet se porositësi i automjetit ka qenë shtetasi I. L. Në vijim, në oborrin e banesës së shtetasit F. Gj., u gjet automjeti tip “Audi Q3”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *