JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident në by-passin e Murrizit, automjeti përplaset

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në by-passin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit. Një mjet tip Audi që lëvizte në drejtim të Tiranës është përplasur me një mjet transporti mallrash që lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër.about:blank

Raportohet se aksidenti është regjistruar rreth 1 kilometër nga Qafa e Murrizit në fshatin Bastar. Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta personat që ndodheshin në mjetin tip Audi dhe drejtuesi i mjetit tip furgon, por pa pasoja të rënda.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve që lëvizin në të dy drejtimet, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për lirimin e trafikut.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy autoambulanca të cilat ju dhanë asistencë mjekësore personave që ndodheshin në të dy automjetet.

Grupi hetimor ishte në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit

Scroll to Top