JiL.al - Jeto i Lumtur

U mbajt peng për 50 ditë, 21-vjeçarja izraelite bën tatuazhin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

21-vjeçarja izraelite, e cila u lirua pas gati 50 ditësh që u mbajt peng nga Hamasi, bëri një tatuazh të ngjarjeve tragjike të 7 tetorit, duke dashur të dërgonte një mesazh.

Francezo-izraelitja, Mia Shem u lirua së fundmi nga Hamasi pasi u rrëmbye nga një festival muzikor në jug të Izraelit më 7 tetor, ku ishte objektiv i një sulmi të përgjakshëm nga persona të armatosur të Hamasit.

E reja u lirua gjatë armëpushimit të përkohshëm dhe është bërë simbol i luftës për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza. Në fakt, ajo ka shpërndarë foto të një tatuazhi që ka bërë së bashku me një postim emocionues në Instagram.

Tatuazhi është në dorën e saj të majtë dhe shkruan: “Ne do të kërcejmë përsëri” dhe datën “7.10.23” për të shënuar sulmin e tmerrshëm, kur qindra izraelitë u vranë dhe ajo dhe dhjetëra të tjerë u rrëmbyen, duke ndezur fillimin e një raundi i ri i konfliktit të armatosur Izrael-Hamas.

“Nuk do ta harroj kurrë 7 tetorin 2023”, ka shkruar Sem në postim. “Dhimbja dhe frika, spektakli i vështirë, miqtë që nuk do të kthehen dhe ata që duhet të rikthejmë. Por ne do të fitojmë, do të kërcejmë!”.about:blank

U mbajt peng për 50 ditë, 21-vjeçarja izraelite bën
Scroll to Top