JiL.al - Jeto i Lumtur

Gazetari i njohur zbulon ‘sekretin’: Ja pse Rama nuk e lejon

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Enton Abilekaj tha në emisionin Now se kryeministri Edi Rama vazhdimisht ka ndikuar në vendimin e gjykatës lidhur me çështjet Beleri.

Sipas tij, Ramës nuk i intereson që të lejojë Fredi Belerin të betohet si kryetar bashkie në Himarë dhe ky i fundit të mandatojë nënkryetarin sepse nuk është i interesuar që atje të trajtohen pronat sipas ligjit.

“Imagjinoni sikur të betohej Beleri si kryetar bashkie dhe të mandatonte nënkryetarin, do ishte një gjë më efiçente për shtetin se sa në këtë situatë. Pse Rama nuk do ta lejojë betimin e Belerit si kryebashkiak? Pse vazhdon të bëjë presion që ky nuk del dot të betohet? Sepse nuk është i interesuar që atje të trajtohet prona siç duhet të trajtohet, nuk është interesuar të hapet kadastra e Himarës se është si kutia e Pandorës, dhe do të shihet çfarë masakre është bërë në atë vend me pronat”, tha Abilekaj.

Scroll to Top