JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestimi i “baronit të drogës” në Kosovë/ Artan Hoxha 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Artan Hoxha ka folur për arrestimin e Gëzim Çelës në Kosovë, person i cilësuar nga mediat si “baroni i drogës”. about:blank

Hoxha tha se Çela ka korruptuar agjencitë e zbatimit të ligjit dhe ka patur lidhje politike, madje ka financuar edhe fushata elektorale. Sipas gazetarit, kjo është arsyeja pse Çela nuk kapej edhe pse dihej gjerësisht se ku ndodhej. 

“Gëzim Çela, është nën hetim nga SPAK. Shefi i komisariatit u arrestua ndërsa ishte kapur në kamera që ishte shoferi i Gëzim Çelës. Çela korruptoi njerëzit e agjencive të zbatimit të ligjit, pastaj prokurorinë dhe gjykatën.

Ka patur lidhje politike. Të gjithë e dinin ku ishte dhe nuk e kapnin. Në varrim e një të afërmi të tij kanë qenë 3 mijë vetë, nuk e dinin që ishte ky atje? Në Kosovë ai ka patur bashkëpunim, kishte laborator edhe në Kosovë.

Arrestimi i tij, u interesova pse u kap në këto momente. Operacioni i fundit ku ky u përfshi “flakë në det”, ku u dogj veliera, bëhej fjalë për një ngarkesë 2.5 ton. Operacion ku ishte Guardia di Finanza, Frontex, DEA. Ky nuk u kap në atë rast por të njëjtët autoritetet që i ishin qepur kanë ndikuar që ai të kapet. Tani pritet ekstradimi i tij.

Por, është e provuar që akuzat për lidhjet e tij me strukturat e policisë dhe politikën u provuan, u arrestua shefi i komisariatit.about:blank

Nëse do të jesh në treg, nuk mund të veprosh ndryshe, pa u përfshirë në fushatë. Krimi, politika dhe shteti quhen kafshë territori, që luftojnë. Kur janë në konflikt, shohim vrasje dhe  përleshje për kontroll. Kur janë në qetësi janë në marrëveshje”, tha Hoxha

Scroll to Top