JiL.al - Jeto i Lumtur

Sekuestrohen rreth 400 kg kanabis në Vlorë, disa të arrestuar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

VLORË- Policia e Vlorës, gjatë orëve të natës ka kryer një operacion antidrogë.

Lidhur me këtë operacion janë shoqëruar edhe disa persona.

Burime nga policia kanë konfirmuar se është sekuestruar një sasi lënde narkot ike dhe një furgon.

Sekuestrohen 30 pako kanabis me peshë rreth 400 kilogramë dhe disa shtetas të arrestuar.

Ende nuk dihet identiteti i personave të arrestuar apo edhe destinacioni i lëndës narkotike.

Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar rreth aksionit apo lëndës narkotike të sekuestruar.

Foto e lëndës narkotike të sekuestruar nga policia gjatë aksionit në Vlorë.

Scroll to Top