Vdes papritur 19-vjeçari me origjinë shqiptare, dyshohet se..

Editor
1 Min Read

Komuniteti lokal i Amfilochisë në Greqi, është tronditur nga vdekja e papritur e një 19-vjeçari shqiptari, i cili udhëtonte në një automjet që lëvizte në “Ionia Odos”. 19-vjeçari ka humbur ndjenjat teksa udhëtonte në një makinë që po lëvizte pasditen e djeshme pranë Amfilochisë dhe po shkonte drejt Janinës.about:blank


Ai u transportua në Qendrën Shëndetësore të Amfilochisë por fatkeqësisht ishte tepër vonë, sepse u shpall i vdekur.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patra për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike. Trupi i pajetë i 19-vjeçarit do transportohet drejt Shqipërisë së Veriut ku do të kryhet ceremonia mortore.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *