Policia me dorë të hekurt, gjoba drejtuesit që thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor, mbi 9 mijë ‘ndëshkime’ në Tiranë, 635 masa administrative në Shkodërabout:blank
Gjatë një jave në Tiranë janë vendosur 9526 gjoba dhe 635 gjoba në Shkodër, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht parakalime të gabuara, shpejtësia, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, apo edhe qëndrimi i gabuar.
Ndërkohë, në Shkodër janë vënë në hetim 5 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjobat e vendosura në Shkodër.
Janë ndëshkuar 323 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-Janë ndëshkuar 88 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-Janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;about:blank
-Janë ndëshkuar 15 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-Janë ndëshkuar 44 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;about:blank
-Janë ndëshkuar 142 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Gjobat e vendosura në Tiranëabout:blank
-156 masa për xhama të zinj;
-450 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara;
-173 masa për parakalim të gabuar;
-433 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
-178 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-82 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-285 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
-22 masa për mosrespektim të tabelës “Stop”;
-7010 masa për qëndrim të gabuar;
-737 masa të ndryshme.
7 automjete të bllokuara në Tiranë
-1 automjet me targa të huaja për verifikim;
-4 automjete të bllokuara për detyrime të palekuiduara;
-1 automjet spostuar me karrotrec;
-1 automjet për mungesë dokumentacioni