U arrestua në Kosovë, nisin proceduarat për ekstradimin

Editor
1 Min Read

Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë një ditë më parë kërkesën Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me ekstradimin e Gëzim Çelës, i konsideruar si “Baroni i drogës”, i cili i arrestua pasditen e së premtes në Kosovë.

Tashmë pritet që Ministria e Drejtësisë të përpunojë dosjen dhe t’a përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë. Më pas Gjykata e Kosovës pritet që të japë vendimin për ekstradimin.

Gëzim Çela prej vitesh ishte në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Bazën e kishte në zonën e Fushë Kuqes. Çela kishte edhe mbështetjen e shefit të Komisariatit i cili i arrestuar para pak kohësh gjithashtu me urdhër të SPAK.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *