JiL.al - Jeto i Lumtur

Deputetët e Foltores hedhin tymuese në Kuvend

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Përplasje të forta janë shënuar në hyrjet kryesore të parlamentit mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre socialistë.about:blank

Ishin ligjvënësit demokratë ata të cilët bllokuan dy hyrjet kryesore të parlamentit dhe nuk lejuan kolegët e PS të hynin në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Pas përplasjeve, deputetët e PS mundën të hynin nga një hyrje tjetër. Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi, kolegët socialistë hynë nga dritarja e tualetit.

Pas nisjes së seancës deputetët demokratë që ishin në sallë ndezën tymuese dhe tentuan të bllokonim punimet e seancës plenare.

Përplasje të forta u panë dhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Gardës së Republikës.

Shtyrje fizike dhe përleshje ndodhën në derën e hyrjes kryesore të parlamentit.

Deputetët e përjashtuar të opozitës u përplasën e efektivët të cilët ishin pozicionuar për të mos lejuar hyrjen e tyre.about:blank

Deputeti Flamur Noka shihet në një moment teksa shtyn një efektiv të gardës dhe thyen xhamin e derës kryesore.

Deputetët e PD prtendojnë se garada po bllokon me të padrejtë që të hyjnë dhe deputetët të cilët nuk janë të përjashtuar

Scroll to Top