Nëntë persona janë arrestuar në Amsterdam, Diemen dhe Roterdam pasi akuzohen për rrëmbimin e 27-vjeçarit Lakshan Navaradnam nga Haga të dielën më 26 nëntor.
Ka dyshime se shkak për rrëmbimin e të riut është bërë vjedhja e më shumë se një mijë kilogramëve kokainë nga porti i Antwerpen. Navaradnam ishte në gjendje të arratisej nga një shtëpia ku po e mbanin në Belgjikë mëngjesin e 6 dhjetorit.
Pasi ai denoncoi rastin në polici, një ekip i madh detektivësh hetoi rastin dhe e mori 27-vjeçarin nga Belgjika, dhe mundi të arrestonte të dyshuarit javën e kaluar.