Një shqiptar 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike nga Gjykata e Apelit Tiranë.about:blank
Mësohet se ai u kap në autostradën Viareggio teksa udhëtonte së bashku me një person tjetër. I riu ishte shpallur në kërkim për 8 vitesh nga drejtësia shqiptare.
Sipas mediave italiane pas identifikimit nga efektivët e policisë i riu shqiptar është arrestuar pasi rezultoi se ishte në kërkim ndërkombëtar.
Sakaq, pritet që pas arrestimit ai të ekstradohet drejt Shqipërisë ku do të përballet me dënimin prej 7 vitesh.