Katërmbëdhjetë punonjës të një aeroporti në ishullin Tenerife janë arrestuar me dyshimin se kanë vjedhur sende me vlerë 2 milion euro nga bagazhet e pasagjerëve, siç njoftoi sot policia spanjolle.about:blank
Ndër sendet e vjedhura të marra nga pasagjerët e kombësive të ndryshme në aeroportin e vendosur në pjesën jugore të ishullit Kanarie ishin 29 ora luksoze, 22 telefona inteligjentë të teknologjisë së fundit dhe 120 bizhuteri, thuhet në njoftimin për shtyp.