Vodhën dy banesa, e pësojnë keq dy të rinjtë në Gjirokastër

Editor
1 Min Read

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohen për vjedhjen e dy banesave. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasi me inicialet Xh. L., 24 vjeç dhe një 17-vjeçar.about:blank

NJOFTIMI I POLICISE
Vodhën në banesat e 2 qytetarëve, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve, për 2 raste vjedhjesh, në muajt tetor dhe dhjetor, 2023, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë bërë të mundur, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtyre rasteve, shtetasve Xh. L., 24 vjeç dhe të një 17-vjeçari.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur në 2 banesa në qytetin e Gjirokastrës, një shumë parash dhe disa vegla pune.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *