Gjendet një celular në një frigorifer në Burgun e Sigurisë

Editor
1 Min Read

Gjatë kontrolleve të një nate më parë në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë, janë gjetur sende të paligjshme.

Burime pranë Burgut në Burrel, i cili është një nga ata të sigurisë së lartë thanë se gjatë këtyre kontrolleve është gjetur një celular i futur në një frigorifer që do të futej brenda tek të burgosurit.

Bëhet me dije se po të njëjtat burime bënë të ditur se frigoriferi ku ishte fshehur telefoni vinte nga burgu i Peqinit ku do të transferoheshin disa të burgosur. Fillimisht ka ardhur ngarkesa me materialet, më pas do të vinin të burgosurit.

Ndërkohë, ende nuk dihet se kujt i përkiste frigoriferi në të cilin është gjetur një aparat celular i vendosur në një vend të fshehtë të tij.

Megjithatë, kanë nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe ndëshkimin e personave që kanë tentuar të fusin sende të paligjshme në qelitë e të burgosurve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *