Dëbora zbardh Gramshin, trashësia arrin deri në një metër

Editor
1 Min Read

Reshjet e dëborës që kanë rënë 24 orët e fundit dhe erërat e forta në formë stuhie kanë krijuar vortomete.

Mësohet se në disa pjesë të rrugës që lidh fshatin Rovje me qytetin e Gramshit, trashësia e borës arrin mbi një metër. Aktualisht raportohet se ky aks rrugor është i bllokuar.

Kreu i Bashkisë së Gramshit Besion Ajazi është shprehur se; “në terren kemi nxjerr grupin e emergjencave për të parë situatën, në disa zona duhet ndërhyrë me traktor me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është e madhe dhe terreni tepër i vështirë”. Fatmirësisht nuk janë raportuar raste emergjente në persona të sëmurë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *