JiL.al - Jeto i Lumtur

Fshihej në Itali si mekanik, arrestohet nga Interpoli shqiptari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 30-vjeçar shtetas shqiptar, ndaj të cilit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet belge për trafik ndërkombëtar droge, është arrestuar në Itali.about:blank

Ai kishte rreth një vit e gjysmë që qëndronte i lumtur në Falconara, si mysafir i dikujt në një apartament në qytet.

“Ai kishte edhe një punë si mekanik dhe askush nuk mund të dyshonte për këtë 30 vjeçar shqiptar që ishte kaq i dashur me klientët dhe miqtë. Megjithatë ai kërkohej nga forcat e policisë në gjysmën e Evropës”, shkruajnë mediat italiane.

Ai u arrestua nga karabinierët e njësisë hetimore të Ankonës, të cilët ekzekutuan urdhrin autoriteteve belge, shteti ku shqiptari jetonte para se të mbërrinte në Itali dhe ku sipas akuzës ka kryer krimin e trafikut të drogës.

Prej disa ditësh shqiptari ishte vënë në shënjestër të policisë, e cila ndoqi me kujdes lëvizjet e tij, derisa ata morën masa.

Scroll to Top