JiL.al - Jeto i Lumtur

Përplasje mes të burgosurve në vendin fqinj, plagoset 52-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një përplasje mes të burgosurish në burgun “Koridhalo” në Greqi ka përfunduar me dy të plagosur.

Përplasje mes të burgosurve në vendin fqinj, plagoset

Ka qenë një 28 vjeçar me shtetësi i shqiptare  që ka qëlluar disa herë me thikë mbi 52 vjeçarin me shtetësi shqiptare, emri i të cilit është Andrea Kalemi nga Tepelena. Ngjarja ndodhi në momentin që viktima po përgatitej të linte burgun për të fituar lirinë.

Viktima u dërgua në spital ku iu dha ndihma e parë.  Autorit iu gjet në dorë një thikë artizanale dhe një telefon. Ai do të dënohet për tentativë vrasje.

Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë ndërsa do të klasifikohej  si një sherr banal mes dy të burgosurish nëse viktima të mos ishte Andrea (Adriatik) Kalemi, personi që në 9 gusht të verës se këtij viti u qëllua në ishullin Paksos ku ndodhej së bashku me familjen. Ai mundi t’ju shpëtojë plagëve të marra dhe u mbajt në burgun famëkeq grek pasi kishte hesape me drejtës inë helene.

Mbas përfundimit të procedurave dhe afateve të dënimit që i kishte dhënë drejtësia greke, Kalemi po përgatitej të linte Greqinë për tu kthyer në Shqipëri si njeri i lirë.

Ai ishte i përfshirë në sagën e krimeve të lidhura me ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda dhe dyshohet se janë pikërisht njerëz të kësaj familje që kanë dashur ta eliminojnë për herë të dytë brenda vitit.about:blank

Ai është kushëri i parë i Aleksdandër Sadikajt, për të cilin thuhet se është  ekzekutuar prej njerëzve të Papës për një aferë të prishur droge.

Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës,ka prodhuar disa të vrarë dhe të plagosur ndërsa duket se ende s’ka mbaruar.about:blank

Adriatik Kalemi është larguar nga Greqia të shtunën 16 dhjetor pa asnjë masë kufizuese si nga Greqia ashtu edhe Shqipëria. Edmond Papa është vrarë në 16 dhjetor 2022, ndërsa plagosja në Koridhalos ka ndodhur në prag të vitit të tij, në 15 dhjetor.

Scroll to Top