Sokol Mjaçaj refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Editor
2 Min Read

Sokol Mjaçaj ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit, pavarësisht se këta të fundit i kanë ofruar statusin e bashkëpunëtorit, me qëllim zbardhjen e plotë të vrasjes së Arben Lleshit pasditen e së premtes në burgun e Peqinit.

Nisur nga kjo, Prokuroria e Elbasanit ka shtuar akoma më shumë dyshimet se Mjaçaj mund të jetë porositur për kryerjen e vrasjes, ndonëse kjo pistë është mohuar kategorikisht prej tij.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve policia ka ushtruar kontroll në banesën e të vëllait të tij me qëllim sekuestrimin e ndonjë materiali të vlefshëm për hetimin, por pa sukses.

Nga ana tjetër verifikime po kryhen për armën tip pistoletë me mulli me të cilën i dënuari përjetë kreu krimin e rëndë.

Deri tani nga hetimet e kryera dyshimet janë se arma e zjarrit me të cilën u vra Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja mund të ketë hyrë pak ditë para ngjarjes së rëndë.

Megjithatë për të vërtetuar këtë dyshim hetuesit vijojnë me verifikimin e kamerave në ambientet e brendshme të burgut.

Pjesë e hetimeve për këtë rast është dhe gjetja e një telefoni në qelinë e të dënuarit përjetë, Sokol Mjacaj në Qershor të këtij viti.

E dhënë kjo që po verifikohet nëse ka lidhje apo jo me ngjarjen e rëndë, për të cilën në pranga kanë përfunduar 13 zyrtarë të burgut të Peqinit mes të cilëve dhe drejtori i komanduar, Kamber Hoxha.

Prokuroria e Elbasanit paraqiti masën e arrestit me burg për Sokol Mjaçajn dhe zyrtarëve të burgut të Peqinit. Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *