Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja që “zgjoi” qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të hëne ku 40-vjeçari Aleksandër Curaj është plagosur rëndë. Krimi ndodhi rreth orës 9:00 në vendin e quajtur “Dollari”, teksa në zonë ka pasur dhe qytetarë të tjerë.about:blank
Një dëshmitare tha për gazetarët se shënjestra e atentatit mbeti rreth 10 minuta i shtritë në rrugë, derisa iu dha ndihma nga autoritetet. Më pas, 40-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori i plagosjes, Dedë Bici, u largua me një biçikletë në drejtim të kryqëzimit të ish degës ndërsa policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë.
Autori i dyshuar Dedë Bici dhe i plagosuri Aleksandër Curaj dyshohet se pak minuta më përpara janë konfliktuar fizikisht. Një efektiv policie ka hyrë mes tyre për t’i ndarë, por i janë drejtuar policit duke i thënë se e zgjidhim vetë konfliktin se kemi një problem lekësh.
Pas sherrit fizik autori ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar katër herë në trup 40 vjeçarin i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
40-vjeçari Aleksandër Curaj kohët e fundit punonte me policinë private si efektiv security dhe nuk njihej si një person problematik.