Zjarr në Dimal, pronari i ve flakën aksidentalisht magazinës

Editor
1 Min Read

Një magazinë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në Dimal. Mësohet se ka qënë vetë pronari i magazinës, shtetasi Zylyftar Hoxha, që aksidentalisht i ka vënë flakën, teksa ishte duke djegur disa mbeturina.about:blank

Burime bëjnë me dije se nga zjarri nuk ka pasur të lënduar pasi shtëpia e përfshirë nga flakët nuk ishte e banuar por përdorej nga familja si magazinë e ushqimeve për bagëtitë.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe për fikjen e tij,në ndihmë të të vetmes zjarrfikëse të Dimalit kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse me 15 efektivë nga Reparti i Zjarrfikësve të Beratit. Zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *