Efi mund të drejtojë ‘Big Brother Fan Club

Editor
2 Min Read

Sezoni i tretë i “Big Brother Vip Albania”, pritet të startojë me 13 janar 2024, ndërsa së bashku me të do të fillojë edhe “Big Brother Fan Club”, në të cilin bëhen përmbledhjet javore.about:blank

Prej kohësh në rrjet po përflitet se Efi Dhedhes është një ndër pretendentet që po flitet se do të moderojë spektaklin, megjithëse një lajm i tillë akoma nuk është konfirmuar.

Një tjetër pretendente u aludua se mund të jetë edhe moderatorja Kiara Tito, megjithëse mesa duket ajo e ka të pamundur që të moderojë një spektakël pasi është shtatzënë dhe do të shkëputet nga ekrani për disa kohë derisa të sjellin në jetë të voglën e saj.

Deri më tani nuk ka asnjë emër të konfirmuar për drejtimin e “Fan Club”.

Ishte Efi ajo që i shtoi akoma më shumë dyshimet se këto lajme janë të vërteta, pasi javën e kaluar konfirmoi rikthimin në ekran.

Kjo do të jetë hera e parë që ish-banorja e “BBV” do të moderojë një spektakël pasi Efi nuk ka prezantuar asnjë program më parë, por u bë pjesë e ekranit duke marrë pjesë në spektakle të ndyshme, ku përveç “BBV” ajo ishte konkurente e “Përputhen” për të gjetur dashurinë.

Pas pjesëmarrjes në “Big Brother Vip Albania”, Efi Dhedhes bëri për vete një publik të gjerë, të cilët e mbështetën atë edhe pas daljes nga spektakli.about:blank

Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë zëra se këtë sezon, “BBV” nuk do të moderohet nga Arbana Osmani por nga Ledion Liço, megjithëse një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *