JiL.al - Jeto i Lumtur

Gara me makina u mori jetën 3 të rinjve, Gjykata jep

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy ditë pas ngjarjes që tronditi jo vetëm Kosovën por mbarë opinionin publik, Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy shoferëve që me garat me makinë aksidentuan për vdekje tre këmbësorë.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Se me datë 16 dhjetor 2023, rreth orës 22:30, në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prizren, saktësisht me dashje dhe në bashkëkryerje, veprojnë në kundërshtim me Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që paraprakisht, merren vesh dhe organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike, ashtu që të pandehurit, A.S., dhe I.H., lëvizin paralelisht me automjetet e tyre me një shpejtësi jashtëzakon isht të madhe, dhe në një moment i pandehuri i dytë me automjetin e tij i afrohet të pandehurit të parë, me ç’rast i pandehuri A.S., humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin tjetër i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të austostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët – viktimat N.B., M.D., dhe L.S, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës dhe në të njëjtën kohë u shkakton lëndime trupore të dëmtuarve M.Z., S.Z., dhe B.P., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke e ndjekur zhvillimin e garës automobilisitke në mes të të pandehurve”, thuhet në njoftim.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës (16 dhjetor) pranë Prizrenit në autostradën “Ibrahim Rugova”, pjesë e rrugës së Kombit, që vijon më tej nëpër Shqipëri, ku disa të rinj po bënin gara shpejtësie me makina.

Scroll to Top