Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të ftohta për shkak të masave ajrore me origjinë veriore.
Dita e Hënë e Martë moti parashikohet i kthjellë me vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Dita e Mërkurë e Enjte dominon mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në relievet malore.
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri që në orët e para të ditës.