JiL.al - Jeto i Lumtur

Një banor i Fushë Kosovës plagos me thikë 2 persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Fushë Kosovë – Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi u goditën me thikë në rrethana të paqarta.

Policia lokale tha për noa.al se “është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy viktimat vëllezër meshkuj kosovarë”.

Viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim.

Një prej tyre është mbajtur nën kujdes mjekësor, kurse i dyti është nxjerrë pas disa orësh nga spitali.

I dyshuari i krimit të dyfishtë ka arritur të largohet nga vendngjarja. Ai është shpallur nën kërkim policor. /noa.al

Scroll to Top