Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe të tjerë të arrestuar transferohen në burgun e Fierit.
Lajmin e konfirmojnë burimet zyrtare pranë burgut.
Sipas po të njëjtave burime bëhet me dije se këto masa janë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit.
Vetëm pak ditë më parë Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri brenda burgut të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqën.
Ditën e sotme Gjykata e Elbasanit la në burg 11 zyrtarë të arrestuar pas ngjarjes së rëndë, ndërsa ndaj njërit prej tyre u la masa arrest shtëpie pasi ka një fëmijë të paralizuar.
Me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë marrë masat që të burgosurit e “qelisë qeveritare” të transferohen në një burg tjetër.