Shqiptari qëllon për vdekje me thikë një grua shtatzënë

Editor
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të martë Italinë, ku një grua shtatzënë është vrarë në mënyrë makabër duke u goditur disa herë me thikë. Autoritetet italiane thonë se i dyshuari kryesor është një 41-vjeçar shqiptar nga Kosova, i identifikuar si shtetasi Bujar Fandaj me banim në Altivole. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Tronditëse/ Shqiptari qëllon për vdekje me thikë një

26-vjeçarja Vanessa Ballan u gjet e vrarë në derën e shtëpisë së saj në fshatin Spineda di Riese Pio X, të Trevisos. Ajo ishte disa muaj shtatzënë dhe priste fëmijën e dytë.

Sipas informacioneve të deritanishme, Vanessa punonte në një supermarket, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes ishte klient. Ai e ka qëlluar të paktën 7 herë me thikë gruan shtatzënë duke e lënë të vdesë në mes të një pellgu gjaku në derën e shtëpisë së saj. Motivet e ngjarjes tronditëse janë ende të paqarta.

Autoritetet italiane thonë se menjëherë u kuptua se vrasësi ishte dikush që Vanessa Ballan e njihte. Ajo ia hapi derën, por u sulmua dhe u vra. Partneri i saj, i cili ishte me të në shtëpi, edhe pse në tronditje, arriti t’i jepte elemente të dobishme hetuesve, të cilët ndoqën menjëherë një pistë të saktë. Arma e vrasjes nuk është gjetur ende.

Çifti ka një djalë 4 vjeç, i cili në momentin e krimit ishte në kopësht. Të dy kishin banuar prej vitesh në fshatin e vogël Riese, një lagje e vogël banimi me shtëpi gjysmë të ndara dhe një parukeri, që viktima frekuentonte. Lidhur me krimin tronditës ka reaguar edhe presidenti i Venettos, Luca Zaia.about:blank

“Ne jemi përballë një feminicidi me konturet dramatike: dy viktima, një nënë dhe fëmija e saj, u vranë barbarisht sot. E gjithë kjo vetëm pak ditë para funeralit të Giulia Cecchettin. Tashmë mund të njoftoj se do të jap një mandat për Rajonin e Venetos për të organizuar zi rajonale në ditën e varrimit të Vanessa Ballan”, shkroi ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *