Sokol Mjacaj në sallën e gjyqit i rrethuar nga forca speciale policie

Editor
1 Min Read

Në Gjykatën e Elbasanit ka filluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj Sokol Mjacajt.

Nga pamjet shihet një prani e shtuar e forcave të policisë në sallën e gjyqit, teksa dy efektivë qëndrojnë afër Mjacajt.

Mjacaj mbërriti në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie.

Mjacaj nuk ka dashur të filmohet nga reporterët.

Në dëshminë e dhënë më parë përpara hetuesve, Mjacaj ka deklaruar se aktin e rëndë e kreu pas një sherri banal me Arben Lleshin dhe pasi mësoi nga të burgosurit e tjerë se do të izolohej në qelitë e 41-bisit, shkoi për të eliminuar në qelinë ku ai qëndronte.

28-vjeçari është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se e ka marrë nga jashtë.

Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke thënë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që ka pasur me viktimën.

Hetuesit kanë dyshime se Mjacaj është porositur nga persona të tjerë për asgjësimin e Lleshit dhe për këtë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e Mjacajt në Dukagjin, por edhe të vëllait të tij.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *