JiL.al - Jeto i Lumtur

Kanabis dhe baste sportive, bien në pranga dy të rinj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Shkodër, pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, dhe vendosje të basteve sportive.

Policia ka arrestuar shtetasit me iniciale I.T, 32-vjeç dhe E.Q, 31-vjeç.

“-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrollet fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën 32-vjeçarit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë të së cilës të ndarë në doza, me qëllim shitjen”.

–Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 31 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrolli në celularin e 31-vjeçarit, u gjetën faqe aktive, për vënien e basteve sportive”,- njofton policia.

Scroll to Top