JiL.al - Jeto i Lumtur

Ish-ministri i Brendshëm dënohet me dy vite burg

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-ministri i Brendshëm polak Mariusz Kami?ski është dënuar me dy vjet burgim, vendosi të mërkurën Gjykata e Qarkut të Varshavës në shkallën e dytë.about:blank

Politikani abuzoi me kompetencat e detyrës së tij ndërsa ishte kreu i autoritetit anti-korrupsion CBA në qeverinë konservatore nacionaliste të asaj kohe të udhëhequr nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Me dy vjet burg u dënua edhe ish-nënkryetari i CBA-së, Maciej Wisik.

Të dy politikanët e PiS-së u ndalohet të mbajnë poste publike për pesë vjet dhe humbasin vendet e tyre në parlament.

Kami?ski ishte dënuar tashmë me tre vjet burg në mars 2015 për shpërdorim detyre në shkallën e parë.

Arsyeja e dënimit ishte një rast i zbuluar në vitin 2007, në të cilin zyra e Kaminskit dyshohet se qëllimisht orkestroi një rast korrupsioni për të diskredituar ministrin e atëhershëm të Bujqësisë Andrzej Lepper. Kami?ski apeloi kundër dënimit.

Scroll to Top