Policia ka arrestuar një 38-vjeçar në Hanin e Hotit, si pasojë e dhunën në familje, pasi ai kishte rrahur nënën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në fshatin Hani i Hotit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.