JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, raportohet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz të Maliqit.

Sipas policisë shtetasi V. M., banues në fshatin Gurishtë, Maliq, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetasja E. M., pasagjere në motomjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top