Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës.about:blank
Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit.
Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit.
Shefi i policisë Martin Vondrashek, ka thënë në një konferencë për media se shifrat mund të mos jenë përfundimtare.
Ai ka thënë se sulmuesi është inspiruar prej sulmeve të ngjashme që kanë ndodhur jashtë shtetit.
Duke folur në konferencë për media, ministri i Brendshëm Vit Rakushan, ka thënë se “nuk ka sinjale që krimi ka pasur lidhje me terrorizëm ndërkombëtar”.
Disa studentë kanë treguar në platformën X – të njohur më parë si Twitter, se kanë mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin.