Kuvendi “ndezi dritën jeshile” për arrestimin e Berishës

Editor
1 Min Read

“Koha kur në Shqipëri vendimet e prokuroreve dhe të gjykatave nuk zbatoheshin ka marrë fund. Tashmë të gjithë janë të barabartë para ligjit”. Kështu e ka komentuar nga Fieri vendimin e Kuvendit për t’i hapur rrugë arrestimit të Sali Berishës, ministri i Brendshëm, Taulant Balla.about:blank

Ky i fundit ka theksuar se; “sot jemi në një moment të rëndësishëm historik të një revanshi të forcës dhe sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar.”, tha ai.

Balla është ndalur edhe te pronat e sekuestruara, ku sipas tij janë miratuar ndryshime në ligjin për administrimin e tyre. “Në cilësinë e ministrit të Brendshëm kam urdhëruar ndalimin e shitjes së pronave të sekuestruara”, ka thënë Balla teksa ka theksuar se të gjitha pronat e konfiskuara nga subjektet kriminale do t’i vihen ne dispozicion organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile.

Këto deklarata Balla i ka bërë gjatë prezantimit të prefektit të ri të qarkut Fier, Rajmonda Balilaj e cila ka zëvendësuar në këtë post Lefter Shehajn.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *