Vrasja e Liridona Murselit, arrestohet dhe nipi i Naimit

Editor
2 Min Read

Mediat në Kosovë raportuan të premten në mbrëmje se pas Granit Plavës, Naim Murselit është arrestuar dhe një person i tretë i dyshuar se ka lidhje me vrasjen e Liridona Murselit.about:blank

Sipas mediave në kosovë personi i tretë i arrestuar është Kushtrim Kokalla, i cili është nipi i Naim Murselit, si dhe anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, në pranga është vënë, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili kishte paguar me 30 mijë euro autorin, Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen.

Gjatë marrjes në pyetje ka qenë autori i pari i cili ka treguar se është paguar nga Naim Murseli, të cilin e kishte edhe bashkëfshatar, për t’i vrarë gruan.

Më vonë edhe vetë Naimi, ka pranuar se i ka premtuar Plavës, 30 mijë euro që ai t’i vrasë gruan dhe një pjesë të parave ia kishte dhënë, ndërsa për pjesën tjetër kishin rënë dakord që t’ia jepte më vonë.

Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje. Ku Naim Murseli pretendoi se disa persona i kanë dalë përpara makinës për t’i grabitur, ndërsa ky i fundit ka marrë dy fëmijët dhe është larguar, ndërsa autorët kanë qëlluar mbi gruan e tij.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *