Çmendet 38-vjeçari në Fier, rrëmben një vajzë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Çmendet 38-vjeçari në Fier, rrëmben një vajzë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Grizë të Fierit. Mësohet se një 38-vjeçar ka rrëmbyer me forcë një 27-vjeçare, e ka çuar në shtëpinë e tij dhe ka tentuar ta përdhunojë. Më tej, ai ka rrahur dhe nënën e tij, e cila ka ndërhyrë për ta ndalur dhe larguar nga banesa të renë.about:blank

Si pasoj, 38-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 38 vjeç, banues në Grizë, Patos.

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top