I eliminuari i kësaj jave në ‘Big Brother Vip Kosova’, ishte Azem Gagica.
Një ndjesi si kjo ai e përjetoi edhe dy javë më parë, por që një biletë kthimi i dha edhe një mundësi të dytë për të vazhduar.
Këtë herë duket se gara e tij në formatin e famshëm përfundoi vërtet, pasi nuk kishte më shanse të dyta dhe u largua nga një televotim ku të nominuar ishin edhe: Linda Halimi, Ardi dhe Mirdoni, Blerando dhe Santiana Maloku.
Azemi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova”, u shqua si një djalë i edukuar dhe jo shumë i përfshirë në debate, gjë që mund ta ketë penalizuar në lojë.