Ngjarje tragjike në vendin fqinj, 16-vjeçari masakron

Editor
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 16 vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij 71 vjeçar. Adoleshenti ka rrëfyer se është kthyer në shtëpinë ku jetonte me të atin rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa më herët kishte shkuar në qendër të Athinës me vëllain, sipas mediave greke.about:blank

I akuzuari ka qenë duke pritur në hyrje të derës kryesore të shtëpisë me dy thika në duar dhe në momentin kur babai i tij është kthyer në banesë, e ka goditur disa herë në bark, gjoks, qafë dhe fytyrë.

71-vjeçari ka tentuar të arratiset, duke zbritur shkallët e banesës, derisa ka përfunduar në oborrin e katit përdhes, ku edhe është gjetur trupi i tij i pajetë. Menjëherë pas krimit, 16-vjeçari ka kontaktuar në telefon me një shok të tij, si dhe nënën dhe vëllain e tij, duke i njoftuar për aktin që kishte kryer.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka zbuluar se 71 vjeçari kishte plagë të shumta në kraharor, bark, syrin dhe veshin e majtë. Sipas hetuesve grekë, besohet se shkak për vrasjen makabre është bërë abuzimi kronik që 71 vjeçari ka ushtruar ndaj nënës dhe vëllai të tij 19 vjeç.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *