JiL.al - Jeto i Lumtur

Alma K dëshmoi se Abedin Oruçi i mori videon, ja çfarë deklaroi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Protagonistja e video skandalit me Safet Gjicin, Alma K, ka dëshmuar se materialin filmik ia kishte marrë ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës Abedin Oruçi. Në dosjen e siguruar nga Prokuroiria thuhet se ata komunikonin nga shtatori i vitit 2022 dhe kanë vijuar komunikimin deri një ditë para publikimit të materialit. SPAK thotë se mesazhet nuk provojnë çfarë objekti konkret kishte marrë Oruçi prej Alma K.about:blank

“Ajo deklaron se pas takimit të parë më 23 maj 2023 në zyrën e Safet Gjicit, kishte menduar qe heren e dyte do te prezantohej me nje pajisje regjistruese per fiksimin me audio dhe video te takimit. Pasi e realizoi videon, ne momentin e largimit nga Kukesi kishte ndaluar ne biznesin e Abedin Orucit dhe e kishte vene ne dijeni te materialit qe kishte xhiruar. Ky i fundit i kishte kerkuar ta shihte videon dhe ia kishte marre per mos te ja kthyer me. Vetëm të premten më 15 qershor 2023, një ditë para publikimit ne media të videos, personi nën hetim e ka marrë një USB me materialin video që ka sjellë nje shofer furgoni”

, thuhet në dosjen e SPAK.

Scroll to Top