Mediat publikuan dje lajmin se ish drejtori i pergjithshem i policise Gledis Nano mund te kete qene objektiv i planeve per nje ceim te sigurise se tij.
Lajmi mbeti vetem ne kuader te publikimeve mediatike, pasi as policia dhe as prokuroria nuk reauan zyrtarisht per te sqaruar te verteten.
News24 citon diten e sotme se Policia e Shtetit ka adiminstruar së fundmi një informacion se një grup kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon. Po ashtu kjo media ka konfirmuar edhe faktin se policia nuk e ka vënë në dijeni për situatën gjatë hetimeve ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit, Gledis Nanon, i cili e ka konfirmuar lajmin.
Po ashtu News24 mëson se Gledis Nano nuk është vënë në dijeni nga Policia e as ndaj familjes së tij nuk janë shtuar as masat mbrojtëse nga policia e shtetit. Ndërkohë, Policia e shtetit, e pyetur nga News 24, lidhur me lajmin, as nuk mohon e as nuk pohon ndonjë rezultat lidhur me rastin.
Nano u shkarkua si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022 vetëm pas 10 muajsh në detyrë, me argumentin e qeverisë se nuk kishte realizuar objektivat dhe deri sot ende ndodhet jashtë policisë së shtetit.
Gledis Nano vjen nga një karrierë 19-vjeçare në Polici, ku para se të emërohej kryepolic, drejtoi për 5 vite Antiterrorin, ku u vlerësua edhe nga Ambasada amerikane për përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit.
Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017 u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia. Pak ditë më parë Nano ishte në një vizitë në SHBA./bw