JiL.al - Jeto i Lumtur

Makina përplas gruan shtatzënë, humb binjakët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i rëndë, raportohet të ketë ndodhur në Vushtri të Kosovës, ku një grua shtatzënë është përplasur nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën.about:blank

Mediat vendase shkruajnë se si pasojë e përplasjes, gruaja ka humbur dy bebet e saj që i kishte binjakë, ndërsa vetë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”,

 thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendimin e prokurorit, drejtuesi i mjetit është dërguar në paraburgim.

Scroll to Top