JiL.al - Jeto i Lumtur

“Një përqafim desha sot”, Jul Deda kujton babain e ndjerë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Një përqafim desha sot, se m’ka marrë malli”. Kështu shkruan Julian Deda bashkëngjitur me një foto që ka publikuar në “Instagram”, ku shfaqet pranë babait të ndjerë, Zef Deda.

Aktori i njohur kujton me mall të atin e ndjerë, i cili u nda nga jeta një muaj më parë.

“Hej Bos, si je? U bë një muaj që nuk shihemi. Një përqafim desha sot, se m’ka marrë malli. Kemi edhe Krishtlindjen nesër dhe kjo është hera e parë që ti feston me engjëjt, në parajsë, aty ku festohet më bukur se në tokë. Festo i qetë zemra ime…! Gëzuar Krishtlindjen. T’du fort Babo…! ????????”, ka shkruar Julian Deda.

Kujtojmë se mjeshtri i madh i humorit ndërroi jetë më 24 nëntor të këtij viti, në moshën 73-vjeçare.

Artisti shumëdimensional, i cili ka spikatur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi mbylli sytë në qytetin e tij të lindjes pas një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh.

Scroll to Top