Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ishte duke udhëtuar me makinë në rrugën “Agrinio” kur është ndaluar nga policia për kontroll, pasi është përfshirë në një aksident.about:blank
Aty është konstatuar se ai ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë.
Pak më vonë nga hetimet nga rezultuar se shqiptari ishte i përfshirë në një rast të trafikut të qenieve njerëzore, konkretisht akuzohet si autor i përdhunimit të një 12-vjeçareje në Kolonos.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është dërguar në Prokurorinë e Athinës dhe më pas në hetuesinë kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale.